Në Gjirokastër në vendin e quajtur ish- Agjensia e Udhëtarëve shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
“Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme”, thanë blutë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.