Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës e cila transportonte sasi të mëdha kokaine në Europë përmes porteve, është shkatërruar përgjatë kësaj jave.
Policia gjyqësore Federale belge Antwerp vuri në pranga 17 persona, kryesisht nga Shqipëria. Nga kontrollet në banesa autoritete gjetën 40 kg droge, një armë zjarri dhe më shumë se 200 mijë dollarë, si dhe disa automjete.
Hetimet kishin nisur që prej fundit të vitit 2019 pas një informacioni nga autoritetet gjermane. Më pas rezultoi se banda transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në disa porte europiane. Gjatë hetimeve policia belge bashkëpunoi me forcat gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane.
Të martën dhe të mërkurën policia bastisi 11 shtëpi ku arrestonin 17 persona. 9 prej tyre të cilët kishin një rolin e organizatorit ndihmoheshin nga anëtarët e tjerë të bandës për të tërhequr drogën nga portet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.