×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkatërrohet grupi kriminal që trafikonte drogë: Një 26-vjeçar kapet në Vlorë, tetë te tjerë u arrestuan në Itali

    Reporteri
    07 Tetor 2020 | 19:00

    Një operacion ndërkombëtar antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal me arrestimin e 9 personave.


    Tetë persona u arrestuan në Itali, shtetas italianë, dhe një shqiptar me inicialet R.B, 26 vjeç, i cili u arrestua në Vlorë.

    Operacioni “RICAVO”, i iniciuar nga strukturat e Karabinierëve të San Gionavvi Valdarno dhe Prokuroria në Arezzo, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas italianë dhe shqiptarë, me aktivitet trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve.

    “Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!