×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 475 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 11:42

    Ka shkuar në 475 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.


    Lajmin e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë, teksa ka njoftuar të dhënat më të fundit lidhur me rastet e reja, të konfirmuara pas testeve të bëra në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.

    Harta e te prekurve shtrihet per here te pare ne Kukes, nderkohe qe zgjerohet ne Tirane dhe ne Shkoder.

    Një ditë më parë u shënuan 21 raste të reja, me një përhapje të frikshme në Shkodër, ku vetëm në 24 orë u ifentifikuan 13 raste të reja.

    Njoftimi i plotë:

    COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja, shkon në 475 numri i të prekurve

    16 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 248 numri i të shëruarve

    Eugena Tomini
    Instituti i Shëndetit Publik

    Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

    Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
    Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.

    Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

    24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

    Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

    Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar.
    Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
    Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

    – Tiranë 227 raste
    – Durrës 42 raste
    – Lushnje 6 raste
    – Elbasan 15 raste
    – Fier 32 raste
    – Kavajë 8 raste
    – Rrogozhinë 4 raste
    – Korçë 17 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 71 raste
    – Lezhë 14 raste
    – Berat 2 rast
    – Has 13 raste
    – Krujë 6 raste
    -Tropojë 4 raste
    – Pukë 5 raste
    – Mirditë 3 raste
    – Kukës 1 rast
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

    Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

    Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!