×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkon në 539 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 14:14

    Ka shkuar në 539 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë, 21 raste te reja te konfirmuar.


    Lajmin e ka dhënë sot Ministria e Shëndetësisë, teksa ka njoftuar të dhënat më të fundit lidhur me rastet e reja, të konfirmuara pas testeve të bëra në personat e dyshuar në 24 orët e fundit.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 u shtri ne Kurbn, kurse dje në Mallakaster dhe zgjerua në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

    Deklarata e plotë:

    Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

    Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

    Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.
    Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

    Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

    Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.

    Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

    Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

    Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
    – Tiranë 245 raste
    – Durrës 42 raste
    – Lushnje 6 raste
    – Elbasan 16 raste
    – Fier 35 raste
    – Kavajë 9 raste
    – Rrogozhinë 4 raste
    – Korçë 19 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 94 raste
    – Lezhë 14 raste
    – Berat 2 rast
    – Has 13 raste
    – Krujë 11 raste
    -Tropojë 4 raste
    – Pukë 5 raste
    – Mirditë 3 raste
    – Kukës 9 rast
    -Mallakastër 1 rast
    – Kurbin 2 raste
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
    Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
    Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!