Efektivët e policisë kanë mbërritur rreth një orë me vonesë tek protestuesit në Shkodër dhe i kanë shpërndarë me gaz lotsjellës, por është prekur edhe një prej policëve të pranishëm. Në pamjet e siguruara nga Fax News, duket se si fërkon sytë pasi gazi shkakton djegie dhe lot në sy.
Ndërkohë efektivët ndjekin një prej të rinjve protestues që përpiqet t’i sulmojë. Në këto momente, është vendosur kordoni i sigurisë dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat Shqiponja për të qetësuar situatën.
Që prej ditës së djeshme, ishte njoftuar për një marshim paqësor për ekzekutimin e Klodian Rashës nga një efektiv policie, por situata u agravua pasi të rinjtë i vunë flakën tabelave në rrugë dhe hynë në godinën e selisë së PS Shkodër duke nxjerrë gjithçka jashtë për ti djegur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.