×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthen skandali në Top Channel, cenzuron emision hulumtues për oligarkët e Edi Ramës

    Reporteri
    31 Mars 2022 | 18:48

    Ekipi i emisionit hulumtues “Top Story” , ka bërë të ditur se ka ndërprerë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

    E gjithë kjo pasi sipas tyre, “Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.”

    Për më shumë, ekipi ka bërë të ditur se, “ prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.”

    Nga ana tjetër, është bërë e ditur se “Top Story është vlerësuar me 4 çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.”

    Njoftimi i Plotë:

    Top Channel mbyll Top Story!

    Me keqardhje njoftojmë publikun, se emisionit investigativ #TopStory, i duhet të ndërpresë transmetimin në televizionin kombëtar Top Channel.

    Ditën e djeshme, e mërkurë 30 mars 2022, në mënyrë të pashpjegueshme, është njoftuar stafi për anulimin e emisionit me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Channel.

    Ky #investigim nxirrte në pah problemet, abuzimet dhe korrupsionin në ndërtimin e qendrave të qyteteve në 8 vitet e fundit.

    Në fakt prej disa muajsh, stafi i Top Story është ndjerë nën presion nga drejtuesit, duke nisur që në mënyrën e trajtimit të temave, largimin nga detyra të autorit të emisionit, ndëhyrjet në linjën editoriale, e deri në censurimin e emrit të emisionit.

    Duhet theksuar se Top Story është vlerësuar me 4 #çmime ndërkombëtare, dy prej të cilëve nga Bashkimi Europian dhe dy të tjerë nga OSBE.

    Top Story nisi transmetimin në 19 Shtator 2018, me një ekip gazetarësh profesionistë, të cilët e tejkalonin informacionin bazë të raportimit.

    Ky ekip ka realizuar mbi 100 #dokumentarë duke denoncuar afera të të gjitha llojeve nga konçesionet, kompanitë e mëdha, oligarkë, e deri në nivele zyrtarësh të lartë politikë apo drejtësie që cenojnë interesin publik.

    Prej 12 muajsh, Top Story gjithashtu kishte fituar një grant mbështetës nga #BashkimiEuropian, me vlerë 165 mijë euro, për të mbështetur pavarësinë editorial të këtij emisioni investigativ. Edhe programi i patransmetuar ditën e djeshme “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, ishte pjesë e financimit te Bashkimit Europian.

    E sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, sëfundmi Top Story do t’i hiqej edhe emri i programit, për shkak se do ti jepej një emisioni politik, i diskutueshëm për pozicionimin pro qeverisë.

    Në respekt të publikut, stafi i Top Story ju njofton se do të transmetojë të gjitha temat e papublikuara ose të censuruara, në një kanal tjetër komunikimi.

    Shihemi së shpejti,

    Stafi i Top Story!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!