×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim i fuqishëm në një anije në portin e Sarandës, vdes një zhytës

    Reporteri
    24 Qershor 2024 | 22:52

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në portin e Sarandës.

    Dyshohet se në një anije ka shpërthyer bombola e oksigjenit të një personi që do kryente zhytje, i cili ka mbetur i vdekur.

    Ngjarja ka ndodhur në një gomone të vogël në radë, 100 metra nga Porti.

    Në gomone kanë qenë dy persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar nga ambulance për në spital.

    Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!