×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, plagoset Preng Gjini dhe një kalimtar, shtetas italian

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 20:15

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, tek ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.


    Sipas të dhënave paraprake një sasi eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të një makine tip Benz duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili është identifikuar si shtetasi Preng Gjini. I plagosur ka mbetur edhe një këmbësor.

    Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

    Policia ka rrethuar menjëherë zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Ndërkohë që në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.

    Deklarata e drejtorit të policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj

    “Është ngritur grupi hetimor nga specialistët e krimeve të rënda dhe nga departamenti i policisë kriminale dhe një qark tjetër që po kryejmë hetime. Po këqyret vendi i ngjarjes për të përcaktuar llojin e eksplozivit dhe kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Ka pista për një hakmarrje mes personit që është dëmtuar dhe disa personave të tjerë jashtë qytetit të Tiranës. Jemi ende në fazën e parë të hetimit. Nga shpërthimi është dëmtuar në sallën e operimit dhe një kalimtar që është lënduar lehtë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!