×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim para derës së një shtëpie në Lushnje, policia jep detajet

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 8:18

    Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës në qytetin e Lushnjes. Njoftohet se rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.


    Sipas deklaratës zyrtare të policisë për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, teksa nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

    Njoftimi i policisë:

    Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

    Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!