×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthimi i transformatorit në autostradë, vdes një nga tre të lënduarit

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 14:35

    Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer sot në autostradën Tiranë – Durrës. Dyshohet se transformatori ka pasur defekt.


    Mësohet se viktima është Gjergji Sula. Ai dhe dy punëtorë të tjerë morën lëndime gjatë kontaktit me rrymën në transformator. Ndërkaq, njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë, kurse punëtori tjetër jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërthimi ka ndodhur pranë një objekti në ndërtim. Tre punonjësit kanë tentuar që të shkëpusin rrymën elektrike nga transformatori. Ata janë lënduar nga tensioni i lartë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!