Policia e Elbasanit ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, humbi jetën një person.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 04:10, në lagjen “Shënkoll”, kur një 24 vjeçar ishte duke vendosur lëndën eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç.
Teksa bomba po montohej në makinë, ajo ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar dëmtime të mëdha të riut, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital ndërroi jetë, shkruan A2.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.