Automjetit të Elton Debreshit, që kandidoi si i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, i është vënë eksploziv. Policia njofton se sot rreth orës 01.00 ka shpërthyer lënda plasëse që ishte vendosur në pjesën e pasme të automjetit të Debreshit.
Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 01.00, datë 27.08.2021, në pjesën e përparme të automjetit të shtetasit E. D., dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.” , njofton policia.
Kujtojmë se Elton Debreshi është edhe kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.
Ai punon prej 10 vitesh në minierë dhe në 3 vitet e fundit bashkë me disa kolegë të tij në minierë janë organizuar për të kërkuar kushte më të mira pune dhe mbi të gjitha, miratimin e statusit të minatorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.