×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthimi që tronditi Shkodrën, reagon policia: Si u hodh në erë makina në oborrin e shtëpisë

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 22:01

    Policia ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, pas shpërthimit në lagjen “Partizani” të Shkodrës.


    Sipas të dhënave paraprake një sasi lënde shpërthyese është vendosur në një mjet në pronësi të Nazmi Bandullës që në ato momente ishte i parkuar në oborrin e banesës së tij

    “Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!