×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: 123 të infektuar dhe pesë të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

    Reporteri
    04 Shtator 2020 | 16:40

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 123 persona nga 857 teste të kryera.


    Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë pesë persona të prekur me COVID-19, ndërsa 150 persona janë shëruar, shkruan A2 CNN.

    Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët tetë pacientë janë të intubuar.

    Raportimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

    150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5882 që nga fillimi i epidemisë.

    Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

    Nga 857 testime të kryera, janë identifikuar 123 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.

    Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 190 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

    Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 20 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare.

    I shprehim ngushëllimet familjarëve.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

    Maskat janë një domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.

    Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

    Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

    Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

    COVID-19 – Statistika (4 Shtator 2020)

    Testime totale 66197

    Raste pozitive 9967

    Raste të shëruara 5882

    Raste Aktive 3779

    Humbje jete 306

    (Qarku Tiranë 145, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 15, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

    Tiranë 2066

    Durrës 452

    Shkodër 293

    Lezhë 196

    Korçë 135

    Kukës 129

    Elbasan 127

    Vlorë 121

    Fier 114

    Berat 73

    Dibër 39

    Gjirokastër 34

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!