×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri: Biznesmenit ia presin gishtin dhe ia marrin 100 mijë euro

    Reporteri
    24 Tetor 2021 | 12:19

    Biznesmeni Nazim Çangu është rrahur dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

    Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro, raporton Top- Channel përcjell Klankosova.tv

    Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe katër fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur duke e goditur me tyten e armës.

    Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

    Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

    Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

    Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

    Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    “Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!