×
  • Lajme
  • Shqipëria / Zgjedhjet parlamentare

    Shqipëri: Deri në ora 11:00 pjesëmarrja në zgjedhje është 13.54 për qind

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 11:48

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi, ka dhënë informacione rreth procesit zgjedhor të po zhvillohet atje.

    Celibashi në një konferencë për media njoftoi se deri në orën 11:00, pjesëmarrja ishte 13.54 %.

    Ai bëri të ditur se 8 për qind e votave janë hapur me vonesë.

    “Nuk kemi asnjë qendër votimi të pahapur dhe të bllokuar. Nga përpunimi që kemi bërë, Janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë, rreth orës 08:00. Në 5% në qendrave të e votimit nuk kanë qenë të pranishëm të shtatë anëtaret të qendrës së votimit, ka patur kuorum prej katër anëtarësh, por s’kanë qenë të gjithë. Në të gjitha qendrat e votimit kanë qenë prezentë vëzhgues të partive dhe të tjerë.”, tha ai para mediave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!