Shërbimet gjyqësore në vendin tonë do të rinisin nga data 27 prill 2020.
Ky vendim është në përputhje me Aktin Normativ nr. 9, datë 25.3.2020, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datë 16.4.2020.
Ndërkohë më herët, një grup avokatësh nga i gjithë vendi i janë drejtuar me një peticion Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidentit, Këshillit të Ministrave dhe Ambasadës amerikane, me atë të cilit kërkojnë rifillimin e proceseve gjyqësore.
Ata theksojnë se prej 6 javësh janë në pamundësi për të ushtruar detyrën e tyre, ndërsa që qeveria i ka lënë jashtë skemës financiare mbështetëse.
Kjo sipas tyre ka rënduar situatën financiare në familjet e tyre dhe janë në pamundësi për të paguar detyrimet ndaj shtetit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.