46 shoferë janë ndërshkuar nga policia rrugore brenda 24 orëve të fundit pasi thyen masat e sigurisë për kufizimin e lëvizjeve të vendosura në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Policia rrugore ka pezulluar lejen e drejtimit për 3 vite si dhe ka dhënë masën ndëshkimore bllokim mjeti ndaj 46 shoferëve.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Tirana vijon të mbetet ende një problematikë në krahasim me rrethet e tjera, ndërsa 13 shoferëve ju është hequr leja e qarkullimit, bllokuar mjeti në banesë dhe hequr leja e drejtimit.
Pas Tiranës, në vend të dytë është Durrësi me 8 shoferë të ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit, ndalim të mjetit në banesë dhe heqje të lejës së qarkullimit. Janë ndëshkuar me heqje e lejes së qarkullimit edhe për 6 automjete në Berat, një në Dibër, 5 në Elbasan, 2 në Lezhë, dhe 2 në Kavajë.
Ndalim mjeti në banesë për automjetet e 6 personave në Berat, një në Dibër, 5 në Elbasan, 2 në Lezhë dhe 2 në Kavajë. Si dhe janë proceduar me tërheqe të lejës së drejtimit për 6 drejtues mjetesh në Berat, 3 në Dibër, 5 në Elbasan, një në Gjirokastër, 3 Korçë, 2 në Lezhë, 2 në Kavajë, 2 në Vlorë dhe një drejtues mjeti në Sarandë.
Ndër masat ndëshkimore të dhëna ditën e sotme për thyerjen e rregullave për parandalimin e COVID-19, policia rrugore ka penalizuar me bllokim mjeti 2 shoferë në Dibër, 2 në Vlorë, 3 në Korçë, një në Gjirokastër dhe një në Sarandë.