Pas 60 orësh të mbyllur në shtëpi, nga dita e sotme jo vetëm për këmbësoret, por edhe dyqanet që tregtojnë me pakicë do të nisë procesi i hapjes.
Nga fillimi i kwsaj jave ndryshon edhe orari për lejen për dalje që do të vijojë të merret në e-albania.
17 aktivitete me pakicë do të lejohen që t’i ngrenë qepenat për t’u shërbyer qytetarëve në këtë periudhë të vështirë për shkak të pandemisë në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 pasdite
Por me urdhër të Ministrisë së Ministrisë së Shëndetësisë, çdo biznes që të hënën përfshihet në protokollin jeshil duhet të ketë një “Vërtetim për aktivitet ekonomik të hapur”, i cili mund të merret elektronikisht në e-albania.
Gjithashtu nga e hëna do të lehtësohet lëvizja në zonat e gjelbërta, të cilat nuk janë të prekura nga coronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.