Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet pasditen e së shtunës, me shumë gjasë vetëm me votat e socialistëve. Konferenca e Kryetarëve, që caktoi datën e raundit të katërt të votimit, pas dështimit të 3 raundeve të para pa asnjë kandidat, u shoqërua me debate.
Enkelejd Alibeaj nuk u përfshi në diskutime për këtë çështje duke e thënë qartë se e bojkoton atë pas dështimit të negociatave me mazhorancën, ndryshe nga Grida Duma dhe Agron Gjerkmakaj që përsëriten pse shumica nuk e kishte seriozisht kur kërkoi të zgjedhin së bashku një kandidat konsensual.
Por Fatmir Mediu e akuzoi pikërisht Alibeajn që udhëhoqi negociatat me socialistët se e ktheu në qesharak procesin e zgjedhjes së presidentit duke mos u dakordësuar për të sjellë një kandidat. Përgjigjen ia dha socialisti Taulant Balla dhe jo Alibeaj.
Ndërkohë socialistët do të mbledhin Kryesinë pasditen e të premtes për të vendosur për kandidatin që do të propozojnë. Të shtunën në orën 08:00 grupi parlamentar do të mbledhë firmat për të mbështetur kandidatin për president dhe dorëzuar emrin e atij që me shumë gjasë pasditen e po kësaj dite, do të jetë Presidenti i ri i Republikës. /TvKlan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.