Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.
Mësohet se një veturë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.
Për pasojë vozitësja e veturës bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar kanë humbur jetën.
Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ia doli të mbijetojë.
Rreth 15 minuta më vonë, u nxor nga vetura, pa shenja jete edhe nëna e tij.
Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin teksa voziste, derisa grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit./tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.