×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria bën miliona lekë duke gjobitur qytetarët për maskat

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 20:01

    Tre javë nga vendimi i qeverisë, policia në të gjithë vendin ka vendosur 14.873 gjoba për mosmbajtjen e maskës, mesatarisht 650 në ditë.


    Masa administrative është 30 mijë lekë të vjetra dhe për përsëritësit e shkeljes, gjoba shkon në 50 mijë.

    Gjithsej, në arkën e shtetit pritet të shkojnë rreth 45 milionë lekë të reja të cilat do të vilen nëpërmjet faturës së energjisë elektrike.

    Por si reagojnë qytetarët kur ndalohen nga efektivët e policisë?

    Kamera e ABC kreu një vëzhgim në rrugët e kryeqytetit, kryesisht në zonat periferike, ku gjatë inspektimi ka kapur momentin kur gjobitet një i ri në Kombinat.

    Ka nga ata që japin arsye të ndryshme për mosmbajtjen e maskës.

    “Nuk e mbajmë dot, na mbahet fryma”, është shprehur qytetari.

    Disa të tjerë, edhe pse e kanë maskën me vete, e vendosin vetëm kur shohin patrullën e policisë.

    Mbetet për t’u parë nëse qeveria do të falë ose jo më vonë gjobat që po vjel aktualisht për mos vendosjen e maskës, ashtu siç u bë me drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që shkelën karantinën./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!