Qeveria shqiptare ka shtuar një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.
Sipas vendimit, me anë të këtij fondi do të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.
Ky vendim i Këshillit të Ministrave erdhi me propozim të Ministrisë së Turizmit. Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka deklaruar më herët se vera do të jetë pa masa kufizuese, ndërkohë që procesi i vaksinimit po vijon me ritme të shpejta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.