Me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë, tre efektivë të Policisë Ushtarake janë dërguar në misionin e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhgimit në Sinai të Egjiptit.
Në një njoftim të kësaj ministrie, thuhet se Policia Ushtarake e Shqipërisë ka kapacitet që t’iu ndihmojë partnerëve ndërkombëtarë.
“Një mision i rëndësishëm që përfshin tre efektivë të Policisë Ushtarake, të cilët do të kontribuojnë me eksperiencën e tyre për 12 muaj për të përmbushur me përkushtim detyrat në kuadër të MFO. Ju urojmë efektivëve tanë ta përmbushin me sukses këtë mision fisnik dhe shpresojmë për kthimin e sigurt të tyre në atdhe!”, thuhet në njoftimin e MM-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.