×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria e 10-ta në botë për çmimin e lartë të naftës

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 23:47

    Shqipëria është zyrtarisht vendi i dhjetë në botë për sa i përket shtrenjtësisë së çmimit të naftës.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Price, Shqiperia lë pas vetëm 9 vende shumë më të pasura të botës si Hong Kongu, Suedia, Norvergjia apo Islanda.

    Ndërkohë, Shqipëria rezulton gjithashtu ndër vendet me çmimin më të lartë të benzinës duke u renditur e 24-ta në të gjithë botën.

    Vlen të kujtojmë që Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të rritej sërish duke shkuar në 265 LEK për litër.

    Më poshtë mund të gjeni listën e 10 shteteve me çmimin më të lartë të naftës në botë:

    1 – Hong Kongu ($2.771 USD)

    2 – Suedia ($2.614 USD)

    3 – Norvegjia ($2.596 USD)

    4 – Islanda ($2.512 USD)

    5 – Finlanda ($2.485 USD)

    6 – Monako ($2.417 USD)

    7 – Danimarka ($2.381 USD)

    8 – Mbretëria e Bashkuar ($2.331 USD)

    9 – Zvicra ($2.247 USD)

    10 – Shqipëria ($2.244 USD)./Euronews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!