Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një grafik me të dhënat e vaksinimit të qytetarëve në rajon, ku Shqipëria zë vendin e parë. Rama shkruan se nuk ka nder më të madh për të se udhëheqja e kësaj lufte.
Nuk ka nder më të madh për mua se udhëheqja e kësaj lufte për ju e me ju❤️dhe nxjerrja së afërmi e Shqipërisë përtej tunelit të pandemisë, më shpejt se shumë të tjerë në Europën ku jetojmë”, shkruan Rama.
Në vend të dytë renditet Kroacia e ndjekur më pas nga Serbia dhe Mali i Zi. Ndërsa Turqia renditet në vendin e 6. Ndërkohë Bosnja Herzegovina është në vendin e fundit të tabelës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.