Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave, tregon Indeksi i Lirisë së Shtypit Botëror, i publikuar nga organizata Reporterët pa Kufij.
Në këtë indeks, Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, dhe në krahasim me vitin 2021 është ngritur për 17 vende.
Më së keqi në rajon qëndron Shqipëria, e cila sipas indeksit nuk ka shënuar asnjë progres në përmirësimin e lirisë së shtypit, shkruan Reporteri.net.
Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit i publikuar sot, e rendit Shqipërinë në vendin e 103-të, duke shënuar një rënie me 20 pozicione në krahasim me renditjen në raportin e vitit të kaluar.
Shqipëria madje, renditet edhe më keq se Serbia, e cila është një pozitë më lart.
Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në listën e shteteve ku autoritetet kanë intensifikuar ligjet kundër gazetarëve.
Megjithëse u ngjit me 14 vende në shkallë në krahasim me raportin e vitit 2021, Serbia ndodhet në kategorinë e vendeve “problematike” sa i përket lirisë së mediave.
Indeksi i cili vlerëson gjendjen e gazetarisë në 180 vende dhe territore, thekson efektet katastrofike të kaosit të lajmeve dhe informacionit dhe efektet e një hapësire informacioni të globalizuar dhe të parregulluar në internet që inkurajon lajmet e rreme dhe propagandën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.