Temperaturat kanë kulmuar sot në Shqipëri duke arritur deri në 39 gradë Celsius.
Siç tregojnë imazhet satelitore, shifra 39 është regjistruar në veriperëndim, qendër dhe jug të vendit.
Në ndonjë rajon tjetër mund të ketë qenë edhe më nxehtë, por këto janë shifrat zyrtare nga disa stacione meteorologjike të publikuara nga Meteociel.
Më nxehtë se në Shqipëri sot ishte vetëm në Spanjën e super-përvëluar dhe Afrikën Veriore.
Në Kosovë po ashtu po mbanë mot mjaft i nxehtë, por fronti i ditës së kaluar ka freskuar pak a shumë ajrin e “sertë” afrikan. /MeteoBallkan
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.