×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria merr vaksina ruse, në Rinas mbërrijnë 10.000 doza “Sputnik V”

    Reporteri
    22 Mars 2021 | 13:22

    Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.  Pak më parë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.


    Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

    “Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik. Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, tha mes të tjerash ministrja e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!