×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria në karantinë, Universiteti i Tiranës hap garën për zgjedhjet e rektorit e senatit

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 22:19

    Në një kohë kur Shqipëria ndodhet në karantinë prej koronavirusit, Universiteti i Tiranës ka nisur këtë të enjte procedurat për zgjedhjet e reja për postin e rektorit dhe të gjithë anëtarët e senatit akademik.


    Në një vendim të marrë sot nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, bëhet me dije se se regjistrimi i kandidatëve do të përfundojë më 8 maj në orën 16:00.

    “Mund të aplikojnë sipas kritereve të parashikuara në Rregullore duke paraqitur përveç kërkesës edhe listën e 100 mbështetësve, e cila duhet të mbajë një fotokopje të dokumentit të identifikimit”, thuhet ndër të tjera në vendim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!