×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria po bën gati ligjin për të lejuar birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBTI+

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 11:04

    Edhe anëtarët e komunitetit LGBTI+ do të kenë të drejtën e birësimit të një fëmijë, apo të regjistrimit të foshnjes. Qeveria shqiptare ka rikthyer diskutimin për lejimin e birësimit dhe për rastet kur çifti nuk është burrë dhe grua.


    Në planin kombëtar të veprimit për personat LGBTI+ parashikohet ndryshimi i kodit të familjes, kodit penal dhe ligjit të birësimit.

    Në propozimet e bëra me herët nga komuniteti LGBTI + për këtë pikë kërkohet që neni 163 që saktëson termin “mes burrit dhe gruas që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie” të zëvendësohet “mes 2 personave që jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”. Projektligji parashikon ndërhyrje në kodin e familjes për lejimin e bashkëjetesës për personat nga e njëjta gjini.

    Sipas projektit të qeverisë, këto ndryshime duhet të nisin në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024.

    Një tjetër ndryshim propozohet dhe për njohjen të identitetit gjinor, ku në fillim të vitit 2022 do të propozohet dhe miratimi i ligjit për këtë çështje.

    Në dokument thuhet se këtyre nismave legjislative duhet t’u jepet prioritet në periudhën e ardhshme, me qëllim që legjislacioni shqiptar të përputhet me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së.

    Një tjetër projekt është dhe ndryshimi i ligjit të strehimit ku komuniteti LGBTI + do të përfshihet mes grupeve përfituese.

    Për të mos lejuar diskriminimin, qeveria shqiptare kërkon fuqizimin e kapaciteteve në njësive vendore, por dhe të institucioneve të drejtësisë, të cilat duhet të raportojnë dhe të mos lejojnë diskriminimin.

    Nga ana tjetër shihet e nevojshme përgatitja dhe përfshirja e moduleve të trajnimit mbi çështjet LGBTI+ në kurrikulat e ASPA, në Universitete, në Shkollën e Magjistraturës, në Akademinë e Sigurisë, etj.

    Strategjia që do të zgjasë deri në vitin 2027 do të ketë një kosto prej 72 milionë lekësh, 61 përqind e së cilës do të përballohet nga buxheti i shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!