×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria po plaket, për herë të parë më shumë vdekje sesa lindje

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 11:21

    Për herë të parë që kur në Shqipëri Instituti i Statistikave publikon statistikat e popullsisë, në një vit në Shqipëri ka pasur më shumë vdekje se lindje. Shtuar dhe fakti i ikjes së qytetarëve, në Shqipëri më 1 janar të vitit 2022 janë 1.3 për qind më pak banorë se një vit më herët.

    Aktualisht Shqipëria numëron 2 milionë e 793 mijë banorë. Vitin e shkuar kishte rreth 36 mijë më shumë.

    Në Shqipëri për një vit janë regjistruar 27 mijë e 283 lindje, ndërsa numri i vdekjeve ishte për 3 mijë e 296 më i lartë, gjithsej mbi 30 mijë e 580.

    Viti 2021 në Shqipëri u përcoll edhe me ikje të qytetarëve. Gjithsej 42 mijë persona emigruan.

    Nga 12 qarqe vetëm njëri prej tyre ka regjistruar rritje të popullsisë dhe është pikërisht kryeqyteti, teksa 11 qarqet e tjera popullsia ka shënuar tkurrje. Uljen më të madhe të numrit të banorëve e kanë regjistruar qarku i Gjirokastrës, Beratit dhe Dibrës.

    Krahas tkurrjes, popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta, pasi mosha mesatare ka arritur në 38.2 vjeç, nga 37.6 vjeç sa ishte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!