×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria publikon bilancin 24-orësh për Covid-19

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 13:41

    Ka shkuar në 750 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Mësohet se brenda 24 orëve janë identifikuara 14 raste të reja me virusin vdekjeprurës, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.


    Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se deri në këto momente janë testuar 7,758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me 750 raste.

    Deri më tani numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!