×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria sot merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

    Reporteri
    01 Qershor 2022 | 7:21

    Shqipëria sot merr presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju Jork.

    Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore do të mbajë një fjalë kryeministri Edi Rama.

    Kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë, i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

    Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkë-penëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

    Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!