×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria u dërgon libra shqip nxënësve të Luginës

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 12:38

    Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini ka vijuar me publikimin e disa prej punëve të realizuara deri më tani përgjatë vitit 2020-të.


    “Në vazhdën e punëve të mira gjatë 2020-ës është edhe ndihma konkrete ndaj shqiptarëve në Serbi duke i mbështetur me libra shkollorë shqip për arsimin parauniversitar”, nënvizon Shahini në postimin e saj.

    Ndër të tjera, ajo cilëson gjithashtu se jemi “shumë më pranë shqiptarëve të Luginës me qëllim ofrimin e arsimit sa më cilësor në gjuhën shqipe”.

    Shqiptarëve në Serbi do t’iu lejohet tashmë përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria, një punë konkrete e realizuar pas një vale të gjatë bashkërendimi mes MASR dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, raporton Tch.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!