×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria zgjedh sot qeverinë e re

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 8:05

    Ora 7 e mëngjesit të sotëm, ka shënuar hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.


    Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5,199 qendra votimi që do hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

    Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

    Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5% janë meshkuj dhe 49.5 janë ferma.

    Siç njofton Tch,107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

    Kujtojmë se këtë zgjedhje do të zhvillohen në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!