Shqiptari Armando Beqiri, 33 vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ditën e shtunë në Islandë. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Reykjavík.
Lidhur me vrasjen e tij është arrestuar një burrë rreth të dyzetave, i cili u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík mbrëmjen e djeshme dhe do të mbahet në paraburgim, ndërsa policia heton ngjarjen.
Raportohet se shqiptari la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u vra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.