Mediat gjermane shkruajnë se një i ri është gjetur i vdekur në pyllin e qytetit Dölauer Heide në Halle. Hetuesit kanë kryer të gjitha veprimet dhe kanë zbuluar se viktima është një shqiptar 27 vjeç.
Hetuesit kishin pasur edhe më herët dyshime se i riu kishte prejardhjen nga një shtet i Europës Jugore. Shqiptari ka vdekur nga plagët që ka marrë pasi është goditur me thikë.
Një hetues tha: “Autopsia zbuloi lloje të ndryshme dhune, duke përfshirë plagë me armë zjarri dhe plagë me thikë, Kjo e fundit është arsyeja e vdekjes”.
Në këtë hetim kanë marrë pjesë edhe specialistë të veçantë, me qëllim që të mund të zbulojnë sa më shumë për rastin dhe për të arritur në gjurmët e vrasësit. Ka dyshime se shqiptari është vrarë diku tjetër dhe më pas trupi i vdekur është dërguar në pyll.
Trupi, që kishte plagë nga goditjet me thikë dhe me armë është gjetur nën gjethe në një kanal. I vdekuri u identifikua nga ADN-ja. Trupi i tij u zbulua rastësisht të dielën nga disa kalimtarë, të cilët sapo kanë parë trupin, kanë lajmëruar policinë. I riu nga Shqipëria ishte një person i njohur për policinë, me disa vepra penale të kryera në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.