×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari në Greqi godet me thikë fqinjin pasi delja i kaloi në tokën e tij

    Reporteri
    10 Maj 2021 | 13:40

    Një 54-vjeçar në Greqi po lufton për jetën pasi u godit me thikë nga fqinji i tij, një 67-vjeçar shqiptar.


    Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale të Mitilinit dhe arsyeja është krejtësisht banale. Sipas shtypit grek, gjithçka nisi kur një dele në pronësi të 54-vjeçarit kaloi në tokën e shqiptarit.

    Kaq ka mjaftuar që të niste sherri dhe 67-vjeçari mori një thike e goditi disa herë 54-vjeçarin grek duke i shkaktuar plagë të shumta. I plagosuri ndodhet në spital dhe gjendja e tij paraqitet kritike.

    Ndërsa 67-vjeçari shqiptar është arratisur dhe është shpallur në kërkim nga policia./tvklan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!