Një 37-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në zonën e Castellos, me akuzën për grabitje.
Mediat në Itali raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur hyri në shtëpinë e tezes, me qëllimin për ta plaçkitur.
Kur tezja e zbuloi, shqiptari e sulmoi duke e hedhur në tokë dhe duke u përpjekur ta ndalonte që të bërtiste për ndihmë.
Teksa tezja ishte në gjumë shqiptari kishte mundur t’i merrte 45-euro.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Sollicconos, ndërsa tezja e tij u dërgua në spital dhe do të rrije e shtruar 5 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.