INUV ka ndërmarrë një aksion për shembjen e banesave në lagjen “Vasil Shanto” paraditen e sotme.
Një kryefamiljar i cili kundërshton shembjen e banesës ndodhet në tarracë dhe nga atje hodhi në një moment gurë e tjegulla poshtë ku ndodheshin dhe punonjës të INUV dhe policia.
Ai kundërshton prishjen e banesës pasi thotë se nuk ka marrë ende dëmshpërblim. Edhe bashkëshortja dhe djali ndodhen në tarracë, transmeton oranews.
Burri thotë se nuk ka marrë dëmshpërblimin, ndërkohë që ruspa kërkohet ti vihet shtëpisë së tij për ta nxjerrë në rrugë të madhe.
Pas tensionit u ndërpre puna dhe punonjësit po përpiqen të bindin familjarët të lënë banesat.
Janë pronarët e dy banesave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.