×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shtyhet takimi i ministrave të Jashtëm për negociatat e Shqipërisë

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 11:05

    Është shtyrë takim i ministrave të Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane.


    Lajmin e konfirmojnë burime diplomatike evropiane për Abc News.

    Gazetarja Erisa Zykaj raporton se ky takim ishte parashikuar të mbahej në 10 nëntor dhe do shqyrtonte nder të tjera kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në 17 nëntor.

    Kjo shtyn edhe diskutimin e sotëm ne gjirin e ambasadoreve të përhershëm të BE-së për kuadrin negociues për të dyja vendet.

    Sot pritej që ambasadorët e përhershëm të kishin një diskutim kyç mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!