×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si e mashtroi shqiptaren dhe i zhvati 8 mijë euro, babai i dy fëmijëve

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 14:16

    Ishin njohur në Facebook, kishin krijuar afrimitet aq sa arriti që ti zhvasë 8 mijë euro.


    Një 35-vjeçar nga Librazhdi dhe me banim në Vlorë u arrestua këtë të mërkurë, pas denoncimit të bërë nga e dëmtuara.

    Bëhet fjalë për Kimet Çollakun, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve dhe me vajzën nga Fieri, kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore.

    Madje ai i kishte premtuar të resë se lidhja mes tyre ishte serioze, si dhe do të martoheshin.

    Por ndërkohë, 35-vjeçari ka përfituar për një vit të tërë nga vajza, duke arritur që ti merrte në total plotë 8 mijë euro.

    Kështu duke parë se mes tyre gjërat nuk po ecnin siç duheshin dhe ca më tepër paratë nuk po ktheheshin, vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, iu drejtua policisë së Fierit, për të bërë denoncim. Kjo pasi kohëve të fundit ai nuk i përgjigjej as në telefon dhe kishte refuzuar ti kthente paratë.

    Policia tha zyrtarisht se, “Ndalimi i K.Ç., 35 vjeç me banim në Vlorë, u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Mashtrimi’. Ai akuzohet se për një periudhë njëvjeçare, i ka marrë një shtetaseje me anë të mashtrimit shumën prej rreth 8 mijë eurosh”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!