×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si nëpër filma: 42 vjeçarja shqiptare shtirej si police dhe zhvaste qytetarët

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 13:46

    Kjo është 42-vjeçarja nga Tirana që u arrestua sot pasi hiqej si punonjëse policie.


    Elvira Lani hiqej sikur kishte funksione në institucione të ndryshme shtetërore, shkonte në dyqane të ndryshme dhe merrte artikuj të ndryshëm pa bërë pagesën ose me justifikimin se do të paguante më vonë.

    Ajo është drejtoreshë e Përgjithshme koordinimi në OJF e regjistruar si agjenci investigative “Stop Krimi”.

    Policia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!