×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sjell në jetë foshnjen, 22-vjeçarja me Covid përfundon në intubim

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 14:55

    Një 22-vjeçare, e infektuar me Covid-19, ka sjellë në jetë foshnjën e saj në spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ndërsa ndodhet e intubuar, në gjendje të rëndë.


    Siç raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, në lindje kanë asistuar edhe mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”.

    E reja ka qenë në muajin e fundit të shtatzanisë, ndërsa lindja është bërë e mundur vetëm përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

    Një ditë më parë humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila ishte shtatzënë gjithashtu.

    Mjekët pasi kanë parë komplikacionet e të resë kanë vendosur që lindja e foshnjes të bëhej në muajin e shtatë të shtatzënisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!