×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Skandaloze: Gazeta e njohur në Shqipëri si mediat e Serbisë, ngre dyshime se Reçaku ishte montuar

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 16:40

    Gazeta e mirënjohur nga Shqipëria, Lapsi.al, ka bërë një artikull të tmerrshëm dhe fyes ndaj viktimave të masakrës së Reçakut dhe ndaj të gjithë kosovarëve.


    Kjo gazetë shtron të gjitha hipotezat sipas së cilave ngrihen dyshime mbi vërtetësinë e kësaj masakre që ndodhi në fshatin Reçak të komunës së Shtimes në Kosovë.

    Gazeta nga Shqipëria përmend “dorën falsifikatore” të shërbimeve sekrete e të cilat donin që intervenimi i NATO-s të ndodhte dhe Jugosllavia të shkatërrohej, duke e quajtur në njërën prej tezave ambasadorin William Walker si “agjent të CIA-s.”

    Natyrisht, këtë e bën në formë të një përmbledhje të të gjitha hipotezave, por ku nuk mungojnë edhe komentet redaktoriale, përcjell Periskopi.

    “…gëlojnë edhe teoritë konspirative, më kryesoret ndër të cilat Lapsi.al po i sjell këtu.” – shkruan Lapsi në sqarimin e saj.

    Ata përmendim po ashtu pretendimet e presidentin serb Aleksandër Vuçiq i cili e cilësoi masakrën si një “krim të fabrikuar.”

    Sidoqoftë, në fund të tekstit ka një fjali absolutisht të tmerrshme e në të cilën shkruhet: “Sot shqiptarët e marrin atë si një ngjarje të mirëqenë dhe e përkujtojnë prbaej 21 vjetësh.”

    Si ka mundësi që shqiptarët thjesht ta marrin ngjarjen si të mirëqenë kur ajo ka ndodhur para syve të tyre? Është e zorshme të kuptohet arsyeja e një shkrimi të tillë nga kjo redaksi.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!