Sokol Balla i sapo rikthyer në postin e drejtorit të informacionit te Top Channel ka pësuar një infarkt sot dhe gjendet në spital.
Ende nuk dihen detaje të tjera deri tani për gjendjen e tij, por dihet vetëm që është në spital, ku ka shkuar me urgjencë.
Kujtojmë se Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve, po ashtu kishte emisionin e tij ‘Top Story’, dy herë në javë.
Më pas provoi edhe televizione të tjera, si Vizion + apo së fundmi News 24. Po ashtu njihet për shkrimet dhe analizat e tij të shpeshta në revista e gazeta. Nuk dihet nëse ka pasur edhe më parë probleme me shëndet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.