×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot ditë zie në Shqipëri në nderim të ushtarakes Hasanaj

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 8:23

    Këshilli i Ministrave, ka vendosur që sot datë 10 Maj 2019 të shpallet dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.


    Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje.

    Zarife Hasanaj është shpallur “Dëshmor i atdheut”, pasi humbi jetën në krye të detyrës.

    “Përpara se trupi i saj të nisej drejt Shqipërisë, në bazën Camp Adazi, në Letoni është zhvilluar një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e 10 vendeve, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!