×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sot i jepet lamtumira e fundit majorit Klodian Tanushi

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 8:09

    Shqipëria do të mbajë sot zi kombëtare për të nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni.


    Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare.

    Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, nesër në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

    Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

    Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

    Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!